Boulevard shpk është përfaques ekskluziv i brendit të rrobave Italiane “United Colors of Benetton”

kjo kompani është themeluar në pranverë të vitit 2013 dhe gjendet në objektin e Ish Hotel Union sheshi Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Vizioni- Të jemi zgjedhja e parë e Kosovarëve për përmirësimin e dukjes përmes modes dhe ngjyrave, me prezencë të veshmbathjeve në çdo qytet.

Misioni- Të shtojmë vlerë në stilin kreativ të veshmbathjeve përmes qasjes inovative në pikën e shitjës dhe me një formë universale të komunikimit që ngërthen veshjen/dukjen e plotë (total look) të klientëve qe i shërben.

Indikatorët e suksesit të Boulevard shpk janë të lidhur ngushtë me inovacionet e zhvilluara nga Benetton group në Itali.

 

United Colors of Benetton (UCB) – Është prezent në 120 shtete, me mbi 5000 dyqane.

Është themeluar në vitin 1965 nga familja Benetton: Luciano Benetton, Giuliana Benetton, Carlo Benetton dhe Gilberto Benetton në Treviso të Italisë.

United Colors of Benetton është një markë veshjesh e njohur në mbarë botën për ngjyrat, ekspertizën e veshjeve të thurura, energji, rehati dhe angazhimin social. Një përzierje e stilit italian dhe kërkimit global, koleksionet UCB prezantohen në trend, veshje cilësore, në respekt të mjedisit dhe me synimin për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë njerëzit. Koleksionet e veshjeve ofrojnë nje pamje të përgjithshme.

Sisley është një markë me një personalitet të fortë: joshëse, jokonvencionale dhe me një estetikë të fuqishme bashkëkohore që e bën atë menjëherë të identifikueshëm dhe popullor. 

Undercolors of Benetton është linja e të brendshmeve, veshjeve të plazhit, veshjeve të gjumit dhe aksesorëve të United Colors of Benetton, një markë veshjesh e njohur në mbarë botën për ngjyrat, ekspertizën e veshjeve të thurura dhe angazhimin social.

INFO

United Colors of Benetton Prishtina
Bulevardi Nënë Tereza,
10000 Prishtinë
Tel: +383 49 335 200
Adresa elektronike: info@benettonprishtina.com